Lajme

Emrat e 6 zyrtarëve të MPJ-së që u larguan nga Donika Gërvalla

03/16/2022 12:52
nga:Gazeta Blic

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, ka marrë vendim që të ndërpresë marrëdhënien e punës 11 punonjësve të kësaj ministri.

Gazeta Blic ka arritur që të siguroj emrat e disa prej zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Shota Bukoshi, Bahrije Hoti, Adnan Dragaj, Florim Krasnqi”, janë disa prej 11 zyrtarëve të larguar nga puna.

Gazeta Blic më herët raportoi se nga MPJ janë larguar edhe Blerim Canaj e Enver Buqaj.

Këta janë disa nga emrat që ministrja Gërvalla i ka larguar nga puna

Sipas vendimit të MPJ-së, thuhet se “personat e liruar sot nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar në shërbimin e jashtëm. Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare”.

Njoftimi i plotë i MPJ-së:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas një analize të detajuar ligjore, sot ka ndërprerë marrëdhëniet e punës së 11 punonjësve të kësaj ministrie.Ky vendim është marrë në vazhdën e masave për vendosjen e ligjshmërisë në administratën publike të Kosovës dhe anulimit të vendimeve të jashtëligjshme, të marra në të kaluarën.Personat e liruar sot nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar në shërbimin e jashtëm. Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është duke shqyrtuar edhe masat që duhet të ndërmerren ndaj zyrtarëve përgjegjës për punësimin e paligjshëm të personave të mësipërm.Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e vendosur në zotimin e saj për vendosjen e ligjshmërisë në vend. Keqpërdorimi i parasë publike dhe punësimet e paligjshme nuk kanë vend në administratën publike dhe do të ndalen dhe luftohen me vendosmëri.

Ministria e Punëve të Jashtme largon nga puna 11 punonjës të ministrisë