Sporti

“Emocionuese të përballesh me Rudiger, duket sikur do të të vrasë”, futbollisti i Dortmundit flet para finales

05/29/2024 19:13
nga:Mergim Rreci

Lojtarët e Borussias së Dortmundit janë të fokusuar plotësisht te finalja e Champions League përballë Realit të Madridit. Në datën 1 qershor në mitikun “Wembley”, Angli.

Verdhezinjtë kërkojnë të rikthejnë trofeun e madh pas 27 vitesh në “Signal Iduna Park”, por misioni është shumë i vështirë. Sepse përballë janë ekspertët e këtij kompeticioni.

Gjithsesi, gjermanët nuk e njohin fjalën frikë dhe nuk dorëzohen kurrë. Sulmuesi i Dortmundut, Niclas Fullkrug u ndal te rivaliteti me mbrojtësin Toni Rudiger.

Kundërshtar në finalen e Championsit, shokë skuadre te kombëtarja e Gjermanisë në Euro 2024 dhe miq të mirë jashtë fushave.

“Toni është një djalë i mirë, e dua shumë. Më pëlqen edhe sepse është shumë i sinqertë, pavarësisht se agresiv. Ai është i njëjti edhe në seancat stërvitore.

Po flasim për një lider natyral. Duket sikur do të të vrasë kur e sheh duke ardhur përballë teje… Por i tillë jam edhe unë. Më pëlqen shumë të luaj përballë kundërshtarëve si Toni”, u shpreh Fullkrug.