Sporti

Emocionuese: Son ‘shpërthen’ në lot pas humbjes në finale

04/25/2021 19:33
nga:L J

Manchester City ka arritur t’a mposhtë Tottenham në finalen e EFL CUP.

Manchester City fitoi me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në takim e shënoi mbrojtësi francez, Laporte në minutën e 82’të të takimit.

Pep Guardiola me këtë ndeshje e fiton kupën e parë për këtë edicion, dhe është në rrugë të mirë të shpallet edhe kampion i Premierligës.

Son u pa mjaftë i zhgënjyer dhe emocional pas ndeshjes duke shpërthyer në lot pas përfundimit të duelit.

 

/GazetaBlic Sport/