Showtime

Emocionuese: Këto janë fjalët e para të Unikatilit pas vdekjes së nënës

12/27/2022 20:00
nga:Genita C

Nata e Krishtlindjeve nuk ishte festive për reperin e njohur shqiptar, Unikkatil, pasi pikërisht këtë natë ka ndërruar jetë nëna e reperit.

Pak ditë pas vdekjes, ka reaguar vetë ai me një dedikim emocionues.

“Heroina ime ti do të jetosh në zemrën dhe kujtimet e mia deri ditën që do të takoj sërish”, ka shkruar reperi.

Lajmin për vdekjen e saj e kishte bërë të ditur vëllau i Unikkatilit.