Showtime

Emocionuese: Fifi solidarizohet në koncert me gruan që vuan nga kanceri

03/09/2022 20:13
nga:Genita C

Dje është shënuar “Dita Ndërkombëtare e Gruas”.

Këngëtarja e njohur Fifi, ka mbajtur një koncert për nder të kësaj dite të veçantë, shkruan lajmi.net.

Gjatë koncertit, Fifi takoi në skenë një grua, e cila po vuante nga kanceri.

Për tu solidarizuar me të, Fifi hoqi parukën që kishte vënë, derisa shpërtheu në të qara.

“Edhe unë me parukë jam”, tha Fifi, derisa më pas e hoqi dhe gjithë të pranishmet në koncert e duartrokitën për gjestin që bëri.