Sporti

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte, këto janë dy super sfidat e mbrëmjes

04/07/2021 09:43
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte.

Pas dy super përballjeve mbrëmjen e kaluar, sonte në program janë edhe dy ndeshje të tjera fantastike, shkruan GazetaBlic.

Bayern Munich e pret PSG në “Allianz Arena”. Pritet një super ndeshje në mes dy skuadrave që ishin finaliste në edicionin e kaluar të këtij kompeticioni.

Skuadra e Hansi Flick kishte triumfuar duke e fituar një edicion shumë interesant, që u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme pandemike.

PSG do të synojë që në krye me Mauricio Pochettinon të kalojë tutje, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj një gjigantit gjerman.

Në ndeshjen tjetër, Porto e cila befasoi Juventusin e pret sonte Chelsean e Thomas Thucel.

Chelsea shkon në këtë takim pas kualifikimit ndaj Atletico Madrid në xhiron e kaluar. Favorite në letër është skuadra angleze, megjithatë viteve të fundit Porto ka ditur të bëj befasi, ashtu siç bëri ndaj Juventusit.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00.

/GazetaBlic/