Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdiemve në mes Italisë dhe Spanjës në Kampionatin Evropian.
Rezultati vazhdon të jetë 1 me 1, andaj ndeshja shkon në vazhdime e dyta, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte Federico Chiesa që shënoi në minutën e 60′ për epësinë e kombëtares së Italisë duke e “ndezur” stadiumin “Wembley”.
Megjithatë, i inkuadruari në pjesën e dytë të kohës së rregullt për Spanjën, Alvaro Morata shënoi golin e barazimit për kombëtaren Iberike.
Tashmë ndeshja shkon në vazhdime e dyta dhe mbetet të shihet se cila kombëtare do të kalojë tutje.
/GazetaBlic Sport/


