Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte.
Fati i skuadrave kualifikuese do të vendoset pikërisht në takimet e sontme, atje ku vëmendja e të gjithëve është tek ndeshja mes Milanit dhe Salzburgut, shkruan GazetaBlic Sport.
“Rossonerët” me një fitore ose një barazim do të kalonin tutje, por një fitore e mundshme nga skuadra austriake do t’i mundësonte asaj kalimin.
Interesant do të jetë edhe në Grupin H, atje ku një fitore ose një barazim i Maccabi Haifa ndaj Benfica dhe një humbje potenciale e Juventus ndaj PSG’së, do ta dërgonte skuadrën italiane në ‘shtëpi’.
Ja të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen.



