Sporti

Emocione dhe lot tek tifozi i vogël i Trepçës, skuadra e tij e humbi finalen ndaj Pejës

05/19/2023 08:24
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Pejës e ka fituar titullin e kampionit në basketbollin kosovar.

Pejanë triumfuan mbrëmë ndaj Trepçës në palestrën Minatori, duke shkëlqyer në pjesën më të madhe të ndeshjes, shkruan GazteaBlic Sport.

Kishte zhgënjim të madh tek tifozët vendas, duke pasur parasysh se gjatë gjithë vitit kanë qëndruar afër skuadrës së tyre.

Madje, në numër të madh ishin edhe ata që ‘shpërthyen’ në lot, duke krijuar momente emocionuese, pamje këto që shihen edhe tek ky fëmijë i vogël.