Kupa e Botës 2022

Emmanuel Macron kritikohet për udhëtimin e tij në Katar, do ta shikojë nga afër ndeshjen mes Francës dhe Marokut

12/13/2022 12:59
nga:Mergim Rreci

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar një udhëtim në Doha për të parë ndeshjen gjysmëfinale mes Francës dhe Marokut nesër.

Ashtu siç ndodhi me Portugalinë me udhëtimet e liderëve portugez në Katar për të parë ndeshjet e kombëtares, Macron po kritikohet gjithashtu për shkak të çështjes së të drejtave të njeriut, gjë që bëri që pallati ‘Élysée’ të dilte publikisht duke justifikuar udhëtimin, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ka të bëjë me mbështetjen e bluve në atë që do të jetë një moment i rëndësishëm për sportin francez dhe miqësinë franko-marokene. Është e rëndësishme që presidenti të jetë i pranishëm për të mbështetur lojtarët e kombëtares franceze”, thuhet në të.