Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
LDK ka njoftuar se në takim Abdixhiku dhe Sarrazin kanë diskutuar rreth situatës aktuale politike në Kosovë dhe për qëndrimin e LDK’së për këto tema.
“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe emisari Sarrazin diskutuan rreth situatës aktuale politike në Kosovë si dhe qëndrimeve të LDK-së lidhur me këto tema.”
Abdixhiku e ka falënderuar Sarrazin për mbështjetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave.
Kreu i LDK’së ka thënë se kjo parti është e përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë në proceset e rëndësishme për Kosovën.
“Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Sarrazin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave. Kryetari Abdixhiku po ashtu ritheksoi se LDK mbetet e përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar në proceset e rëndësishme të Kosovës.”