Lajme

Emisarët evropianë pas Kurtit takojnë edhe Vuçiqin

06/26/2024 17:09
nga:G C

Në Bruksel, emisarët evropianë po zhvillojnë takime dypalëshe me krerët e Kosovës dhe Serbisë, i cili do të pasohet nga një takim trepalësh.

Fillimisht, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më pas, ata pritën në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rundin e ri të bisedimeve për normalizimin e raporteve.

Para takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se pret që në takimin e së mërkurës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Dalin pamjet nga takimi Borrell-Kurti