Sporti

Emir Sahiti vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme, mbrëmë realizoi gol të bukur në Kroaci

12/03/2023 09:04
nga:Lorik J

Futbollisti kosovar, Emir Sahiti po vazhdon me formë të shkëlqyeshme në Kroaci tek ekipi i Hajduk Splitit.

Skuadra e tij, Hajduk Split dje fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Goricas në Superligën kroate, shkruan GazetaBlic Sport.

Sahiti dje realizoi golin e tretë në ballafaqim, duke paraboluar portierin, me ç’rast edhe vulosi fitoren për ekipin e tij.

Ky është goli i tij i dytë radhazi në Kroaci, teksa ai konfirmon formën shumë të mirë.

Ja pamjet e golit: