Sporti

Emir Sahiti: Po ndihemi si familje, duam t’i fitojmë dy ndeshjet

03/17/2025 21:17
nga:Lorik J

Futbollisti i Hamburgut, Emir Sahiti është ndër emrat e ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet e marsit.

Kosova do të luajë në play-offin e Ligës B të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Islandën dy herë, më 20 mars në “Fadil Vokrri” dhe më 23 mars në Spanjë për ndeshjen e kthimit.

Për grumbullimin me Kosovën dhe për dy ndeshjet e ardhshme foli Sahiti.

Ai tha se tashmë lojtarët po ndihen si familje, teksa bëri me dije se do të shkojnë për t’i fituar dy ndeshjet e marsit.

“Atmosfera perfekte, jemi kënaqë të gjithë bashkë, po ndihemi si familjar. Dëshirojmë të tregojmë vetën në këto ndeshje, me i fitu të dy ndeshjet. Kemi lojtarë shumë të mirë, gjithqysh duhet më i fitu këto dy ndeshje. Kualifikimi në Ligën B është synimi jonë”, tha Sahiti për faqen zyrtare të FFK-së.