Ermir Sahiti shënon në Kroaci. Hajduku i Splitit ka si objektiv rikthimin te titulli kampion pas 19 vitesh, dhe ndodhet në rrugën e duhur për të festuar në fundin e sezonit.
Skuadra e njohur kroate, po luan në transfertë ndaj Istrës, teksa kaloi në avantazh në minutën e 16’ falë golit të bukur të Sahitit.
24-vjeçari dardan tundi rrjetën kundërshtare me një diagonale të saktë, duke i dhuruar avantazhin e artë skuadrës së tij. Që kryeson kampionatin kroat.
Ky është goli i tretë sezonal në HNL për futbollistin e Kosovës, i cili numëron edhe dy asiste. Më shumë se Sahiti te Hajduku ka shënuar vetëm kapiteni Marko Livaja (6).
Emir Sahiti with a lovely finish and Hajduk take the 1-0 lead against Istra.
Sahiti finds himself in a lovely position at the right time and scores a great finish to make it 1-0. ?pic.twitter.com/BTXOWPfZNy
— ?? (@TheCroatianLad) November 26, 2023