Sulmuesi i Hamburgut, Emir Sahiti, është gjobitur me 8 mijë euro.
Ky vendim vjen nga Gjykata Sportive e Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
Vendimi i DFB-së, erdhi pasi Sahiti kishte bërë një gjest të pahijshëm në drejtim të tifozëve të ekipit kundërshtarë, të Regensburgut.
Lidhur me rastin, federata gjermane njoftoi të martën në faqen zyrtare.
26 vjeçari u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që përfundoi 1:1 mes Hamburgut dhe Regensburgut.
Ai fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të.
Dy minuta më pas, i njëjti mori një karton të dytë të verdhë dhe u përjashtua nga fusha pasi protestoi ndaj vendimeve të gjyqtarit.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, e ka pranuar gjobën.
Veprimi i tij erdhi si reaksion ndaj provokimeve nga tifozët e skuadrës kundërshtare.