Sulmuesi kosovar i cili luan te Hajduk Split, Emir Sahiti është ftuar për herë të parë për Kosovën.
Sahiti, i cili aktualisht luan për skuadrën kroate Hajduk Split, është ftuar nga trajneri i ri i Kosovës Alain Giresse për dy ndeshjet miqësore të ‘Dardanëve’.
Këtë e ka bërë të ditur skuadra kroate përmes një komunikate zyrtare për media.
“Emir Sahiti është ftuar për herë të parë në Kombëtaren A të Kosovës, e cila do të luajë dy ndeshje miqësore gjatë pushimit të kampionatit. Kosova do të luajë me Burkina Fason në Prishtinë më 24 mars dhe do të përballet me Zvicrën në Cyrih më 29 mars”, thuhej në komunikatën e Hajduk Splitit.
Emir Sahiti po kalon në një formë mjaft të mirë në Kroaci, në gjithsej 34 paraqitje ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime.