Lajme

Emini: Dëno robin për puthje në publik e knej motelet full me të mitura

08/02/2021 08:35
nga:G C

Analistja politike, Donika Emini, ka reaguar ndaj rastit të sotëm ku policia gjobiti me 450 euro një mërgimtar nga Suedia pasi i njëjti e kishte puthur të dashurën e tij në Prishtinë.

Emini është shprehur se motelet dhe qendrat e masazheve janë të mbushura full, në të shumtën e rasteve me të mitura, ndërsa polica dënon për puthje në publik.

Për shqiptimin e gjobës prej 450 eurosh policët janë thirrur në dispozitat e nenit 6 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike