Lajme

Emini: Çdo zvarritje e procesit të dialogut i konvenon Vuçiqit

04/21/2021 22:18
nga:M K

Analistja Donika Emini thotë se refuzimi për të shkuar në dialog do të ishte në interes të Serbisë.

“Dihet botërisht se çdo zvarritje në proces i konvenon Vuçiqit. Ia kemi thënë edhe Kurtit në takime se çdo refuzim për të shkuar në dialog e ushqen teorinë e Vuçiqit se ne jemi pala problematike dhe se ata gjithmonë janë aty për dialog”, tha ajo në “Debat Plus”.

Emini thotë se është e vështirë të pritet që në vitin 2021 mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë.

“Në vitin 2021 do të ketë vetëm disa takime aty-këtu për shkak të zgjedhjeve në Serbi dhe shumë vende të BE-së siç është Gjermania”, shtoi ajo.

Ajo thotë se zgjedhjet në Gjermani do të kenë ndikim në procesin e dialogut pasi sipas saj do të ketë një hapësirë pas zgjedhjeve në Gjermani derisa të zgjidhet kancelari i ri.

“Kjo hapësirë do të shfrytëzohet nga Macroni, i cili tradicionalisht ka pasur miqësi me Serbinë. Madje ka paralajmëruar edhe një takim mes palëve në shtator ku mund të përfshihet edhe Rusia”, tha ndër të tjera Donika Emini.

LEXO EDHE:

Kurti: Emërimi i bordit të ri drejtues të “Telekomit të Qeverisë”, ndër vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së sotme