Showtime

Emina Çunmulaj bën homazhe në Prekaz

07/02/2024 20:21
nga:G B

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj, ka vizituar varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Gjatë homazheve, ajo ka nderuar të rënët për lirinë që gëzojmë.

Çunmulaj u shoqërua nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.

May be an image of 4 people, the Tomb of the Unknown Soldier and text

Kjo e fundit bëri me dije dje se Çunmulaj është në Kosovë me një mision.

“Zemra e saj e madhe e shpirti i saj bujar nuk rresht së punuari kudo që është për gratë shqiptare. Ajo, përgjatë kësaj vizite është me mision specifik, ku së bashku me Fondacionin Jahjaga do dhurojmë donacion për dy organizata të cilat punojnë direkt me të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë. Kjo, vetëm dëshmi e përkushtimit të saj të palëkundur për të mbështetur dhe fuqizuar gratë që kanë përjetuar kaq shumë” shkroi Jahjaga.

May be an image of 4 people