Lajme

Emilja Rexhepi reagon pasi Gjykata Supreme dhe PZAP-i ia refuzoi ankesën

02/09/2026 20:53
nga:G B

Kryetarja e Nova Demokratska Stranka (NDS), Emilja Rexhepi, ka reaguar pas refuzimit të ankesave nga PZAP dhe Gjykata Supreme të këtij subjekti.

Rexhepi në Facebook ka shkruar se: NDS njofton publikun se është marrë një vendim që paraqet rrënim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe një sulm të hapur ndaj të drejtave politike të komunitetit boshnjak.

‘Vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme përbën një precedent të rrezikshëm dhe devijim të rëndë nga praktika e saj gjyqësore. Me këtë dërgohet mesazhi se komunitetet shumicë, shqiptare dhe serbe, mund të vendosin për përfaqësuesit e komuniteteve pakicë – konkretisht boshnjakë – duke e zhveshur nga kuptimi çdo funksion të vendeve të rezervuara dhe duke i kthyer ato në instrument kontrolli dhe manipulimi politik’, thuhet në reagimin e saj.