Sporti

Emiliano Martinez: Para finales së Botërorit fillova të qaj, iu thashë bashkëlojtarëve se do jap gjithçka nga vetja për fitore

03/27/2023 14:25
nga:L J

Emiliano Martinez ka folur për karrierën e tij me kombëtaren e Argjentinës dhe goditjet e penalltive në Kupën e Botës.

Dibu Martínez ka fituar gjithçka që ka për të fituar me kombëtaren e Argjentinës. Portieri ka dhënë një intervistë për AFA Estudio ku ka folur për një sërë temash.

“Dua të vazhdoj të lë një trashëgimi në ekipin kombëtar. Kam luajtur vetëm 23 ndeshje. Dua t’u jap djemve iluzionin dhe dëshirën për të më parë. Më bën më shumë krenare t’i shoh ata të lumtur që janë kampion bote.

Martínez foli edhe për Botërorin dhe goditjet e penalltive:

“Fillova të qaj në dhomat e zhveshjes para finales së Kupës së Botës. U thashë djemve se jam krenar dhe se çfarëdo që të ndodhë, do të jap jetën time në atë ndeshje, se do të jap gjithçka për ta derisa të lëndohem.

“Penalltitë janë koha ime për t’u shkëputur, për t’u argëtuar. Nuk e marr si presion, e marr si argëtim. Unë përdor presionin e goditjes në favorin tim”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport