Portieri i kombëtares argjentinase, Emiliano Martinez, ka bërë një deklaratë befasuese që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.
Gjatë një interviste, gardiani argjentinas u shpreh me bindje se do të ishte i gatshëm të mbyllte menjëherë karrierën e tij në rast se Argjentina arrin të fitojë edhe një tjetër Kupë Bote, transmeton GazetaBlic Sport.
“Nëse fitojmë dy Kupa Bote radhazi, unë do ta lë futbollin të hënën, menjëherë pas finales!”, deklaroi Martínez.
Kujtojmë se Argjentina triumfoi në vitin 2022, duke mposhtur Francën në një finale dramatike, ndërsa Martínez ishte një nga heronjtë kryesorë të suksesit historik të “Albiceleste”.
/GazetaBlic Sport/


