Trajneri i Villarrealit, Unai Emery, shihet në Angli si favoriti i madh për të marrë drejtimin e klubit anglez, Newcastle United.
Pas shkarkimit të Steve Bruce, nga pronarët e rinj të cilët janë më të pasuritë në botën e futbollit, Newcastle po sheh mundësinë për të gjetur një trajner të ri që të marrë drejtimin e klubit, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas ‘Sport1’, skuadra angleze dëshiron të marrë Emery pas pushimit të radhës të ligave pas ndeshjeve ndërkombëtare dhe do të ishte e gatshme t’i paguante një shumë të mirë Villarrealit si dëmshpërblim për të marrë shërbimet e ish trajnerit të Arsenal.
Për këtë çështje ka folur edhe vet trajneri i Villarreal i cili tha se nuk është në dijeni të kësaj çështje.
“E vërteta është se unë nuk di asgjë”, tha Emery.
/GazetaBlic Sport/


