Sporti

Emery për penalltinë që e shkaktoi mbrojtësi i tij: Është gabimi më i madh që e kam parë në karrierën time

11/07/2024 14:19
nga:Lorik J

Unai Emery e ka përshkruar penalltinë qesharake të Tyrone Mings kundër Club Brugge si gabimin më të madh të karrierës së tij.

Aston Villa humbi nga Brugge 0-1 në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Në minutën e 52-të, skuadra e Aston Villas pranoi një penallti pasi Mings e preku topin me dorë – pas një rikthimi të topit në lojë nga portieri.

“Është një gabim shumë i çuditshëm,” tha Emery pas ndeshjes.

“Është gabimi më i madh që kam parë në karrierën time. Kjo ka ndodhur vetëm një herë në jetën time. Sot”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport