Sporti

Emery: Avantazhi që kemi është i pamjaftueshëm, duhet të paraqitemi mirë kundër Bayern Munich

04/11/2022 20:31
nga:E K

Bayern Munich do të përballet nesër me Villarreal në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Villarreal befasoi “Bavarezët” duke i mposhtur në shtëpi me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e nesërme do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, kurse sot është mbajtur konferencë për shtyp në lidhje për këtë takim.

Trajneri i Villarreal, Unai Emery, u shpreh se pavarësisht se janë në avantazh Bayerni është skuadër që duhet të respektuar.

“Natyrisht në kuptimin e vështirësisë, do jetë një nga përballjet më të mëdha të karrierës time, por jam i bindur se do performojmë mirë. Do të përpiqemi që secili lojtar të bëjë më të mirën, duke e ditur se ndeshja është shumë e ndërlikuar. Dueli do jetë i mirë për të parë nëse jemi të aftë të përballemi me sfida të këtij niveli”, tha fillimisht Emery.

“Do të jetë një lojë shumë ndryshe nga Juventusi dhe nga takimi i parë, do të jetë më e komplikuar. Rezultati që kemi në dorë është jo i mjaftueshëm, duhet të paraqitemi mirë. Ne duhet t’i mbajmë në mbrojtje dhe të jemi të rrezikshëm në sulm. Por pres një lojë ndryshe nga ajo në shtëpi”, pëfundoi ai.

Kujtojmë se fituesi i këtij dueli do ballafaqohet me një nga skuadrat e takimit tjetër Liverpool – Benfica.

/GazetaBlic Sport.