Lajme

Emërtimet “Prind 1” dhe “Prind 2” në shkollën “Elena Gjika”, vjen reagimi nga Drejtoria e Arsimit

09/18/2024 13:45
nga:N K

Shkolla “Elena Gjika” në kryeqytet ka dorëzuar një dokument për nënshkrim tek nxënësit.

Në këtë dokument, ata kishin përdorur emërtimet “Prind 1” dhe “Prind 2”, ani pse këto emërtime janë anti ligjore dhe në kundërshtim me kodin familjar.

E, për këto  emërtime “Prind 1” dhe “Prind 2” që ka bërë Shkolla “Elena Gjika” në kryeqytet, reagoi Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Sipas Drejtorisë së Arsimit në një njoftim dhënë për GazetaBlic, në lidhje me këtë dokument thonë se ka pasur keqkuptime, ku sipas tyre prindërit e kanë lidhur me procese të tjera, të cilat nuk kanë qenë qëllim të këtij dokumenti.

Më tej, ata shtuan se për DKA-në është e rëndësishme që të dy prindërit të jenë të angazhuar dhe në kontribuojnë në mënyrë të barabartë në çështjen e arsimit.

“Marrëveshje e shkollës me prindërit”

Reagimi i plotë:

Sqarim nga Drejtoria e Arsimit lidhur me dokumentin e shkollës “Elena Gjika”

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,

Drejtoria e Arsimit njofton se pas shpërndarjes së paketës me dokumente të unifikuara për shkolla, ka pasur reagime në lidhje me dokumentin “Marrëveshja e shkollës me prindërit”.

Ky dokument është hartuar gjatë vitit 2023 nga grupet punuese të shkollave dhe është në përputhje me praktikat evropiane. Ai kërkon nënshkrimin e të dy prindërve dhe ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet shkollës dhe prindërve për të siguruar angazhimin e plotë në edukimin e fëmijëve.

Ka pasur keqkuptime, ku disa prindër e kanë ndërlidhur këtë marrëveshje me procese të tjera, të cilat nuk janë objekt i këtij dokumenti. Për DKA, është thelbësore që të dy prindërit të jenë të angazhuar dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në procesin arsimor.

/GazetaBlic/