Lajme

Emërohet kryeministri i përkohshëm sirian

12/10/2024 14:55
nga:Y I

Mohamed al Bashir deklaroi gjatë një fjalim televiziv se ai është emëruar si kryeministër i përkohshëm i qeverisë kalimtare siriane.

Ai gjithashtu drejtoi qeverinë e shpëtimit të udhëhequr nga rebelët përpara se ofensiva e madhe të përfshinte Damaskun.

Qeveria e Shpëtimit kishte qeverisur pjesë të Sirisë veriperëndimore dhe Idlib.

Bashir është një ish-inxhinier dhe ka kualifikime të shumta që përfshijnë inxhinieri, ligj dhe planifikim administrativ, sipas The New Arab.

Një CV e publikuar nga Qeveria e Shpëtimit thuhet se ai la punën e tij në vitin 2021 për t’u bashkuar me “rradhët e revolucionarëve në fushën ushtarake”.

Rebelët sirianë nën udhëheqjen e Abu Mohammed al-Jawlani deklaruan të dielën (8 dhjetor) se rrëzuan nga pushteti presidentin Bashar al-Assad, pasi morën kontrollin e Damaskut, duke e detyruar atë të arratiset dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile.

/Euronews Albania/