Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e ri të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive (KMDK).
Në mbledhjen e mbajtur sot, emrat e propozuar për përbërjen e re të bordit të KMDK-së janë miratuar me unanimitet të plotë nga kabineti qeveriat.
Avni Ramadani është zgjedhur kryesues, ndërkaq anëtarë: Mirjeta Ahmeti, Zoge Spahiu, Lindita Toçi, Bashkim Pllana dhe Goran Vllaziq.
Misioni i kompanisë është menaxhimi i mbeturinave që vijnë në deponitë sanitare në Kosovë.