Lajme

Emërohet bordi i ri i Ujësjellësit në Gjakovë

07/14/2021 17:24
nga:Q R

Qeveria e Kosovës ka caktuar të mërkurën anëtarësinë e re, të përkohshme, të Bordit Drejtues të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Gjakova”.

Në mbledhjen e mbajtur sot, ekzekutivi miratoi emërimin e Urim Gashit në pozitën e kryesuesit të bordit të përkohshëm të KRU “Gjakova” dhe tre anëtarëve të tjerë.

“Përbërja e bordit të propozuar është siç vijon: Urim Gashi – kryesues, Mevlyde Kelmendi-Begolli – anëtare, Atdhetare Kelmendi – anëtare dhe Islam Hasani – anëtar”, propozoi emrat e anëtarëve të bordit, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Propozimi u miratua me shumicë të votave nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Mbledhja e sotme e qeverisë u kryesua nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në mungesë të shefit të ekzekutivit, Albin Kurti, i cili që nga e shtuna po qëndron në një vizitë zyrtare në Greqi.

Qeveria miraton Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike prej 420 milionë eurosh