Qeveria e Kosovës e ka emëruar bordin e ri të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Vitia ka bërë të ditur se Bordi drejtues i SHSKSUK përbëhet nga shtatë anëtarë.
“Meqenëse Bordit të SHSKUK-së i ka skaduar mandati, MSH e konsideron të nevojshme emërimin e bordit të ri i cili është përgjegjës për performancën profesionale dhe afarizmin financiar të SHSKUK-së”, tha Vitia.
Bordi i ri drejtues i SHSKUK-së do ta ketë këtë përbërje:
Dr. Dren Bushnjaku- përfaqësues nga QKUK
Dr. Tetore Olloni – përfaqësuese nga QKUK, Klinika Stomatologjike
Dr. Rrezarta Bajrami nga IKSHPK
Dr. Besim Demolli nga spitali i Ferizajt
Dr. Vjollca Kadolli nga shërbimi i kujdesit parësor shëndetësorë
Dr. Naim Bardiqi si përfaqësues nga MSH.
Bordi drejtues ka mandat 3 vjeçar.
Kurti flet sërish për heqjen e vizave: Ia lë meritat Bislimit, Gërvalles e Sveçlës


