Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se më në fund qeveria e emëroi Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore pasi nëj viti e gjysmë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se emërimi i këtij bordi me njerëz puro politik është pjesë e partizimit dhe politizimit të institucioneve të pavarura.
Ai ka thënë po ashtu se po shpërblehen me pozita nga qeveria Kurti, dështakët që rritën listat e pritjes së pacientëve në SHSKUK nga 0 ditë në 1.5 e 2-3 vite.
Postimi i tij i plotë:
Pas një viti e gjysmë më në fund Qeveria Kurti emëron Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Emërimi i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me njerëz puro politik është pjesë e partizimit dhe politizimit të institucioneve të pavarura të cilat duhet të jenë profesionale më shumë se politike.
Dështakët që rritën listat e pritjes së pacientëve në SHSKUK nga 0 ditë në 1.5 e 2-3 vite po shpërblehen me pozita nga Qeveria Kurti.


