Kupa e Botës 2022

Embolo flet para ndeshjes me Portugalinë: Jam gati ta bëjë punën time

12/06/2022 08:16
nga:Lorik J

Breel Embolo, sulmuesi i kombëtares së Zvicrës, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Portugalisë.

Sot, Zvicra takohet me Portugalinë në fazën e eliminimit me fillim nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kë do t’i hiqja portugezëve? Askënd! Ok nëse këmbëngul dhe unë me të vërtetë duhet të zgjedh të gjithë portierët që ata kemi në skuadër” bën shaka ai duke shtuar:

“Unë jam vetëm 25 vjeç, nuk e di nëse do të jetë ndeshja ime më e rëndësishme. Sigurisht që është thelbësore për ne dhe për të gjithë Zvicrën. Shpresoj të jem në gjendje të bëj pjesën time dhe të ndihmoj ekipin të përparojë.

Pak zviceranë në Katar? Ndjejmë ngrohtësinë e atyre që janë atje dhe na takon ne të bëjmë të gëzohen ata që qëndruan në shtëpi”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport