Lajme

Eman Rrahmani tregon nëse do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

01/14/2026 09:11
nga:Genita C

Eman Rrahmani, deputet i grupit parlamentar të PDK-së, është deklaruar në lidhje me votimin për presidentin.

Rrahmani ka vlerësuar se ky vendim duhet të jetë i përbashkët në grupin parlamentar të PDK-së.

“Çështja e presidentit, natyrisht, do të jetë ndër çështjet që duhet të kemi vendime të përbashkëta politike me PDK-në. Natyrisht do të respektohet secili vendim i përbashkët që do të arrijmë në momentin që vjen si diskutim edhe çështja e votimit të presidentit në Kuvendin e Republikës së Kosovës” – tha Rrahmani për Gazetën Politika.