Lajme

Eman Rrahmani kundër mocionit të AAK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti

07/03/2023 10:39
nga:Genita C

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani thotë se nëse mocioni i AAK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti shkon në Kuvend, nuk do të përkrahet nga ai.

“Natyrisht, se mocionin e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti nuk do ta përkrahi”, tha ai shkurt për GazetaBlic.

Ky mocion nuk po gjen përkrahjen e duhur as nga partitë tjera opozitare.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se qëndrimi është i njëjtë dhe se votat e opozitës bashkë nuk mjaftojnë për rrëzimin e Qeverisë.

“Qëndrimi është i njëjtë siç e kam thënë më herët që votat e PDK-së dhe të gjithë opozitës bashkë janë të pamjaftueshme”, shprehet ajo.Se votat nuk janë të mjaftueshme thotë edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Por, ajo për Gazeta Blic thotë se Kurti duhet të largohet nga posti i kryeministrit.“Nuk i kemi votat për mocionin, por Kurti duhet të largohet si kryeministër”, deklaron deputetja Krasniqi.

Kujtojmë se, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka konsideruar të nevojshme iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, pas zhvillimeve në veri dhe kundërshtimit të aleatëve ndërkombëtarë që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë mandatin e tyre në objektet komunale. Gjithashtu, edhe për vendosjen e disa masave të SHBA-së ndaj Kosovës, ku njëra prej tyre ishte edhe përjashtimi nga “Defender 2023”.

Rrëzimi i Qeverisë/ A do ta përkrahin mocionin e AAK-së, LDK dhe PDK – flasin nga partitë