Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë rreth lajmeve të rreme që qarkullojnë rreth saj në mediat sociale. Në një intervistë për TAR-in, ajo u shpreh se është sulmuar shumë me lajme të rreme dhe të pavërteta, por ka zgjedhur të përgjigjet vetëm me punë.
“Shikoj lajme me romancë kur bëj një kërcim me Ylli Limanin, kur jam në film me Ermalin apo në serialin me Romeon. Sot e vërteta mbulohet me gënjeshtra. Në kohët që jetojmë, gënjeshtrës i janë zgjatur shumë këmbët. Unë jam sulmuar shumë, me lajme të rënda, të pavërteta dhe jashtë çdo lloj logjike dhe sensi”, deklaroi Elvana.
Ajo tha se ka zgjedhur të qëndrojë e tërhequr nga jeta publike me intervista në media, pasi përfshihet shumë në çdo projekt të saj.
“Më pëlqen të përfshihem në çdo proces të çdo projekti tim. Ndoshta kërkoj e kërkoj atë maksimumin dhe derisa të sigurohem që ka dalë më e mira, atëherë jam e qetë që të dalë edhe pse nuk mjafton asnjëherë”, u shpreh ajo.