Showtime

Elvana Gjata dhe Jonida Voksi prishin miqësinë? Aktorja e njohur flet për herë të parë

01/30/2022 21:41
nga:Donika Fetahu

Jonida Vokshi dhe Elvana Gjata njihen për shoqërinë e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.

Vajzat e famshme i kemi parë tek kalojnë kohë së bashku madje shpesh janë cilësuar edhe si motra përshkak ngjashmërisë.

Por kohëve të fundit u fol se ka pasur një krisje mes tyre dhe se vajzet nuk flasin me njëra-tjetrën.

Lidhur me këtë ka folur për herë të parë Jonida, e cila ishte e ftuar në “ABC” ku mes shumë temave u pyet edhe për raportin me Elvanën.

Aktorja tha se nuk e kishte lexuar fare këtë lajm duke e mohuar se është i vërtetë.

“Duhemi mjaftueshëm, asgjë reale!”, tha ajo.