Lajme

Elshani për komunën paralele në Skënderaj: Kemi hy në ndërtesë, jemi duke u marr me rastin!

10/16/2024 16:36
nga:Y I

Policia e Kosovës është duke e mbyllur komunën paralale në Skënderaj.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Zv/drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se në koordinim me Prokurorin kanë hyrë në ndërtesë dhe po merren me rastin.

“Sot gjatë verifikimeve policore në teren kemi ardhë deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajit është aktive.Kemi konsultu Prokurorin i cili e ka rastin e Komunave Paralele në Veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marr me rastin” tha Elshani për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/