Lajme

Elshani: Nuk kemi pasur qëllim vrasjen e 30 [terroristëve], viktimat janë pjesë e procesit gjatë lirimit të territorit nga grupi i armatosur

09/27/2023 12:57
nga:N K

Ne nuk kemi pasur qëllim vrasjen e 30 [terroristëve] në as një moment, për asnjë njeri, qëllimi jonë ka qenë me marrë territorin tonë për ta liruar këtë vend nga grupet e armatosura dhe nëse gjatë procesit ka pasur viktima ajo është pjesë e procesit”, kështu ka deklaruar zëvendësdrejtor për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Më tej ai ka thënë se qëllimin kryesor pse është përdorur fshati Banjskës nga terroristët serbë nuk e din por sipas tij kufiri me Serbinë është shumë afër është një terren ideal për logjistik.

“Ndoshta puna kufirit se logjistika ka pasur mundësi të vijë nga ana e kufirit me Serbinë, mirëpo hetimet do të shkojnë me gjatë”, ka thënë ai.