Lajme

Elshani nga Banjska: Rreziku ende nuk ka kaluar për të hyrë në këtë zonë

09/27/2023 12:50
nga:N K

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani ka thënë se mediat janë lejuar për të shkuar drejt Manastirit të Banjskës, ku është zhvilluar aksioni në mes të Policisë së Kosovës dhe sulmuesve serbë për të mos pasur terr informativ.

Ai tha se konsideron që rreziku ende nuk ka kaluar edhe pse një pjesë e madhe e paisjeve dhe gjithësendeve tashmë janë gjetur.

“Unë mendojë që hetimet nuk kanë me përfundu edhe për një kohë të gjatë , sepse edhe për neve është shumë interesant, pse ky vend me u zgjedh në këtë formë dhe çka ka qenë qëllimi i këtyre personave të armatosur… Bastisjet dhe kontrollet kanë përfunduar. Ne kemi bërë një kontrolle kogja të mirë edhe rrethit të malit këtu, ku e shihni edhe ju. Sidoqoftë nuk autorizohet lëvizja e juaj në këtë vend, pasi ka mundësi të këtë mjetë të paeksploduar, sepse kemi gjetur shumë nëpër mal.

Përsëri sot dhe në ditët në vijimë do të kemi njësite të specializuara të tjera të cilat vinë edhe në vende të caktuara dhe do të bëjnë kërkime të ndryshme. Autorizimi për ju është bërë pas konsultimet me eprorët tonë në mënyre që të mos këtë një terr informative… edhe përsëri konsiderojmë që rreziku nuk ka kaluar edhe pse konsiderojmë që një numër i madh i paisjeve dhe gjithësendeve veç se i kemi gjetur”, ka deklaruar ai para mediave.