Lajme

Elon Musk mbështet partinë e ekstremit të djathtë për zgjedhjet në Gjermani, shkakton polemika

12/22/2024 10:40
nga:G B

Elon Musk ka shkaktuar zemërim në Berlin pasi duket se mbështet Alternativën për Gjermaninë të ekstremit të djathtë.

“Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë“, shkroi miliarderi në platformën e tij të mediave sociale X, i cili po përgatitet t’i bashkohet qeverisë së presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, e quajti vendimin e Musk për të hyrë në debatin politik gjerman javë përpara zgjedhjeve të parakohshme “të padinjitetshëm dhe shumë problematik”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk e fshehu pakënaqësinë e tij me komentin e Musk.

“Liria e fjalës vlen edhe për miliarderët. Por liria e fjalës do të thotë gjithashtu se ne mund të themi gjëra që nuk janë të drejta dhe nuk janë këshilla të mira politike“, tha ai gjatë një konference për shtyp.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach e cilësoi si “padinjitet dhe shumë problematike” ndërhyrjen e Musk në debatin politik gjerman javë përpara zgjedhjeve të parakohshme.

Mbrëmjen e së premtes, pasi të paktën dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm të dyshuar terrorist në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut, Musk nuk i kurseu sërish kritikat, teksa shkroi në X: “Scholz duhet të japë dorëheqjen menjëherë. I paaftë.”