Lajme

Elmi Reçica: PDK fillon shtrirjen edhe në shtetin e Francës

06/05/2022 19:03
nga:Astrit Gashi

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka njoftuar se kjo parti ka nisur shtrirjen edhe në shtetin e Francës.

Ai thotë se sot, në Paris, u formua Këshilli për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë.

Postimi i tij:

Partia Demokratike e Kosovës fillon shtrirjen edhe në shtetin e Francës.

Sot, në Paris, u formua Këshilli për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë.

Me këtë rast kryetar u zgjodh Sami Islami, ndërsa nënkryetar Isak Shabani. Po ashtu u zgjodhën 13 anëtarët e këtij këshilli.

Ky këshill, i cili aktualisht përbëhet nga përfaqësues prej qytetit të Parisit, Lyon-it, Strasburgut dhe Metz-it, do të jetë përgjegjës për organizimin partiak gjithandej ku janë të koncentruar qytetarët tanë.

Ky është një hap i madh drejt konsolidimit të strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë shtet.