Lajme

“Elmedini ja pagunte nënës së tij këstin kreditor”- Aktori Jeton Zogjani me fjalë të ndjera për 13 vjeçarin që vdiq në Fushë-Kosovë

04/24/2021 12:01
nga:Y I

Aktori Jeton Zogjani ka treguar historinë e njohjes me 13-vjeçarin që u gjet i vdekur në dhomën e gjumit nga babai i tij në Fushë Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Zogjani ka thënë se ai ishte njëlloj kryefamiljari që mbante familjen duke kërkuar lëmoshë.

Ai ka treguar se edhe pse në moshë të re, ai ia paguante nënës së tij ratën kreditore e edhe rrymën.

Postimi i plotë:

Si u njjohem me Elmedinin?

Ne lokalin tim, Elmedini vinte shume shpesh, ishte shume i ri, diku rreth moshes 7-8 vjec. Aty bisedonim bashke, i shpjegonte hallet e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptas sikur nje i rritun. E dhimeshme…! Elmedini, pothuajse vet e mbante familjen… Keto ishin shqetsimet qe i ndanim bashke. Elmedini ishte njelloj kryefamiljari qe mbante familjen duke kerkuar lemoshe, keto shqetsime i ndanim bashke me te.

Nga perpjekja per te mbijetuar, shpesh here e shante jeten, gjene me te shtrejte “ta q*fsha jeten” , i buronte nga mllefi e qe nuk dinte me artikulu, por e dinte qe jeta po i shkon keq! Tonoo, kur te rritem a ke me marr me punu ketu te ti? Po, Elmedin. Gezimi i tij, o Zot. Kur rrinim vone te lokali duke tentu per te ja mesu shkronjat, ma bente ”Tonooo, a don me me çu ne shpi ti?

A po ma pagun taksin? Ne te shumten e rasteve e kam çu vete, dhe ishte aq i pjekur per moshen qe kishte, te linte goje hapur. Jeta e veshtire e kishte sprovuar mbar e mbrapesht! Kohes se fundit filluam te shiheshim me pak! Kur e takoja, e pysja ku je Elmedin, nuk te kam pa qe sa? O tonoo, po rri ma shume ka rruga B, po leviz puna me shume, qeshnim bashk! Elmedini shqetesohej edhe per motrat e vellezrit e tij me te vegjel, edhe kur me thoshte, Tonoo me duhet me jau ble femive do “bebellak” se nuk kan! Elmedini vete ishte 13-14 vec, femi pa femijeri.

Elmedin ja pagunte nenes se ti edhe kestin kreditor, edhe rrymen kur ja qkyqshin, per Elmedin ishte brenge se si me rikyqe. Mos te harrojme krejt keto ende pa i mbush 12 vec! * Zoti ktheu ne gjirin e ti engjullin per mos ta sprovuar me shume, se per moshen qe pat kaloj boll sikur ti kishte nja 55-56 vjet! * Dora e shtetit te komunitetet tona pothuajse nuk vrehet. Jetojn keq Elmedinat, derisa ne kete Shtet nuk jetojne dinjetetshem komunitetet kurr syt nuk kemi me i qel. Deri at’her nga zemra e plast po e them dhe po e perseris Elmedini siq thoshte: “ta q*fsha jeten”.

Babai nga Fushë Kosova e gjen të vdekur djalin në dhomën e gjumit