Lajme

Elizabeta II bëri një donacion për të ndihmuar refugjatët ukrainas

03/03/2022 19:39
nga:Donika Fetahu

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë ka bërë një donacion për të ndihmuar ukrainasit që ikin nga pushtimi rus.

Këtë e ka bërë të ditur Sky News, transmeton GazetaBlic.

Mbretëresha bëri një donacion për Komitetin Britanik të Situatave Emergjente (DEC) në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

Organizata bamirëse falënderoi Madhërinë e Saj për “dhurimin bujar” dhe Buckingham Palace nuk pranoi të jepte ndonjë detaj, duke thënë se ishte një çështje personale.

Një grup prej 15 organizatash bamirëse kanë lëshuar një thirrje të përbashkët për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar më shumë se një milion refugjatë që ikin nga Ukraina.

KQZ-ja filloi punën sot dhe një nga drejtuesit e cilësoi situatën si një nga më të “tmerrshmet që ka parë ndonjëherë”.

Më herët, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se tashmë ka parë bazë për të folur për krimet e luftës të forcave pushtuese ruse në Ukrainë.