Lajme

Eliza Hoxha e falënderon Konjufcën që shkoi në seancë: Besoj se do jeni rol model për kolegët tu

10/24/2024 15:14
nga:Sh R

Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha, e ka falënderuar kryekuvendarin Konjufca, që ka shkuar sot në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për “skandalet në KEK”.

Ajo tha se beson që Konjufca do të jetë rol model për deputetët e VV’së që të kthehen në kuvend.

“Së pari kryetar faleminderit që je sot me ne sepse po bëhej shqetësuese kur përveç kolegëve tonë të mazhorancës edhe ju dukej sikur e keni sabotuar komplet procesin e punës së kuvendit. Andaj faleminderit dhe besoj që ky do të jetë rol model edhe për kolegët e tu që të kthehen në vendin e fjalës dhe ballafaqimit për proceset dhe jetën publike në Kosovë”, ka thënë Hoxha.