Moderatorja shqiptare, Elita Rudi, sot feston ditëlindjen e 28-të.
Për të festuar këtë ditëlindje, ajo ka zgjedhur si destinacion Stambollin, shkruan GazetaBlic.
Elita bashkë me Gjikon dhe dy fëmijët e saj shihet se po kalojnë momentet më të mira si një familje.
Ajo ka postuar një fotografi e veshur me një fustan transparent, ku nuk kishin si të mungonin komentet nga më të ndryshme.

Ndryshe, Elita ka kohë që i ka munguar publikut me prezencën e saj në ekranet televizive./GazetaBlic/


