Neymar po mendon një largim nga kombëtarja braziliane, pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës
Neymar mbërriti në Katar plot ambicie, në një moment të shkëlqyer në formë, me 15 gola dhe 11 asistime në 20 ndeshje, dhe Brazili shihej si një nga favoritët për Botërorin, por një dëmtim në ndeshjen e parë e kushtëzoi lojtarin, përcjell GazetaBlic Sport.
Reprezentuesi brazilian ishte shumë i zhgënjyer me eliminimin nga Kupa e Botës dhe po mendon të largohet për disa muaj nga kombëtarja.
Neymar, 30, pas eliminimit pranoi se nuk e di nëse do të jetë i pranishëm në Botërorin e ardhshëm: “Do të ishte e nxituar të them diçka tani, nuk mund të garantoj praninë time në 2026”.
/GazetaBlic Sport/