Humbja dhe eliminimi i Anglisë në fazën çerekfinale të Botërorit u ka djegur jo pal fansave të “tre luanëve”, megjithatë ka edhe të tjerë që do ta vuajnë më gjatë këtë dështim.
Bëhet fjalë për një kompani në Dorset, e cila vendosi të blejë 18 mijë fanella me mbishkrimin “Anglia kampione e Botës 2022, më në fund erdhi në shtëpi”.
Fanellat u blenë para ndeshjes me Francën, por misioni dështoi sërish dhe tani kompanisë i kanë mbetur stok fanellat, teksa menaxheri i saj shpreson në zemërgjerësinë e anglezëve, për të rikuperuar sadopak.
“Paraqitja e Anglisë ishte impresionuese dhe besoja vërtetë që këtë vit do të fitonim, ndaj bleva ato fanella, që t’i hidhja në treg menjëherë pas triumfit. Tani ato nuk kanë asnjë vlerë, por shpresoj që njerëzit t’i blejnë, për të kujtuar sa mirë kemi luajtur në këtë Botëror”, tha menaxheri i kompanisë.