Lajme

“Eliminimet nga gara, marrja në pyetje për Kodin Civil, dorëheqjet nëpër degët e VV-së”- A janë Sami Kurteshi e Alim Rama prapa këtij ‘procesi’?! (dokument)

09/13/2022 14:10
nga:N M

Dy javë më parë partia që është në pushtet e që drejtohet nga Albin Kurti, ka hapur zyrtarisht procesin e zgjedhjeve të brendshme, ku do të vendoset për kryetar të partisë, kryetarën e gruas dhe kryetarin e rinisë në këtë subjekt politik, raporton Gazeta Blic.

Deri tani (zyrtarisht) nuk ka asnjë kundër kandidat për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje që do të mund t`i ‘dilte’ përball kryeatrit aktual që është Albin Kurti.

Por zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje në këtë dy javorë janë karakterizuar me dorëheqje e paknaqësi të brendshme për shumë arsye.

“Eliminim nga gara për kryetar të degëve, dorëhejqe nga Lëvizja, mungëse e demokacisë, Kodi Civil” e të tjera – këto së paku publikisht janë arsyet e paknaqësive që janë përcjell në disa degë të Lëvizjes Vetëvendosje, në komuna të ndryshme të Kosovës.

Vetëvendosje në Ferizaj: “Elimininohet” nga gara Valon Ramadani

Një befasi e radhës ka ndodhur në degën e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Ferizaj, ku qendra ka vendosur që Valon Ramadani të eliminohet nga gara për kryetar.

Brenda kësaj dege, kanë konfirmuar se ishin tre deputetë (Dimal Basha, Haki Abazi dhe Enver Haliti), që kishin insistuar për moskandidimin e Ramadanit.

Por, befasia nuk ndalet me kaq.

Grupacioni i këtyre deputetëve të LVV-së vendosi që kryetare pretendente të jetë një figurë aspak e njohur.
Bëhet fjalë për Fatbardha Zogaj-Reka, e cila nuk kishte arritur të bëhet as asamblistë për kuvendin komunal të Ferizajt.
Valon Ramadani me degën e LVV-së në Ferizaj e kishte trefishuar me vota.
Ndryshe, deputeti Ramadani kandidaturën për kryetar të Degës e bëri më 16 gusht.

Më poshtë statusi i Valon Ramadanit, ku kishte njoftuar se është kandidat për kryetar të degës së Vetëvendosjes në Ferizaj ( 16 gusht)

Të jesh Vetëvendosje!, nënkupton të mos ndalesh. Nënkupton jo vetëm t’i vazhdosh, por t’i rrisësh përpjekjet duke e synuar gjithnjë më të mirën.
Sot dorëzova kandidaturën time për një mandat tjetër si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Qendrën e Ferizajt. Përveçse kanë mbetur shumë çështje në proces, i tillë është edhe vullneti i shumë aktivistëve e anëtarëve tonë, puna dhe kërkesat e të cilëve janë udhërrëfyesi i organizimit tonë.Bashkë kemi vepruar gjithnjë sipas statutit, programit dhe idealit të Lëvizjes. Kemi qenë të vendosur e të palëkundur, kur e ka kërkuar mbrojtja e Atdheut, kemi qenë bashkëpunues përtej çdo dallimi kur ky ka qenë interes i qytetarëve. Me energji të reja e më të mëdha se kurrë më parë, bashkë do t’i prijmë Lëvizjes në Ferizaj drejt rritjes së numrit të deputetëve që Lëvizja merr në këtë komunë, drejt opozitarizmit komunal me synim bërjen e një qyteti të jetueshëm e që i përgjigjet nevojave të çdo qytetari e secilit komunitet grupmoshe, dhe drejt forcimit të strukturave tona në qytet, fshat e çdo shtresë shoqërore. Mbi të gjitha do të punojmë për angazhimin e sa më shumë ekspertëve, intelektualëve, njerëzve me vlera nga komuna jonë, duke mbajtur gjithmonë raport sa më të afërt me deputetët e anëtarët e qeverisë që vijnë nga kjo komunë.
Uroj që të ketë garë, gjithsesi të hapur e fer, garë brenda bashkëpunëtorëve të së njëjtës organizatë, me ide e projekte që e bëjnë më të mirë e më efektive punën tonë.Ju faleminderit e mirupafshim në takimet tona!

Vetëvendosje në Podujevë: “Priten mbi 22 dorëheqje nga Vetëvendosje”

Mbi 22 kryetarë të pikave të Vetëvendosjes në Podujevë pritet të japin dorëheqje pas eliminimit nga gara të Bedri Maqastenës për të parin e partisë. Kjo pritet të jetë goditja më e fortë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, në Llap.

Me eliminimin nga gara e Maqastenës, Shpejtim Bulliqit i është lehtësuar terreni për të kapur pozitën e kryetarit të partisë. Por, ‘kaosi’ i madh brenda VV-së vetëm se ka filluar.

Maqasteni në një prononcim për media kishte thënë se është duke u munduar që t’i ndalojë dorëheqjet e kryetarëve të pikave, pasi dikujt kjo situatë mund t’i konvenojë.

Sipas tij, këta kryetarë më shumë do t’i kontribuonin brenda strukturave të partisë se jashtë saj.

“Janë më shumë se 22 kryetarë të pikave që po më bëjnë presion se do të dorëhiqen nëse më eliminojnë nga gara, por jam duke tentuar që t’i ndaloj, pasi më shumë kontribuoj duke qenë brenda në struktura të partisë, ashtu siç që janë. Ndonëse, dorëheqja e tyre dikujt i konvenon por po përpiqen që mos t’i lejoje që ta bëjnë”, kishtë thënë Maqastena.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes, në Llap kishte telefonuar Bedri Maqastenën për t’i kumtuar lajmin se kandidatura e tij për të parin e partisë është pezulluar.

“Më kanë telefonuar nga qendra që do të më eliminojnë nga gara, por vendimin e pezullimit të kandidaturës nuk ma kanë dërguar edhe pse ju kërkova që ta kem zyrtare. Më thanë hajde shikoje se nuk ta dërgojmë”, kishtë dkelaruar ai.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Maqastena ishte kundërkandidati i vetëm i Shpejtim Bulliqit.

Vetëvendosje Lipjan: “Nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh”.

Dy dorëheqje kanë ndodhur branda pak ditësh në Lipjan. Shkelzen Bislimi dhe mjeku Fitim Meziu.

Bislimi ka akzuara partinë që dikur ishte në të se Vetëvendosje është një orgaizatë islamofobësh.

“Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se kam vendosur të jap dorëheqje të pakthyeshme nga pozita e anëtarit të Grupit Punues në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, si dhe nga të gjitha aktivitetet brenda kësaj organizate”, kishte shkruar Anëtari i Grupit Punues në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Shkëlzen Bislimi.

Bislimi ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje është vetëshkatërruar dhe se nuk mundet më të qëndrojë në një organizatë ku i duhet të flaës si lideri e jo si vetja, teksa ka shtuar se në Lëvizja Vetëvendosje është një organizate islamofobe ku nuk respektohen bindjet fetare.

“Me këto veprime Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan është vetëshkatërruar. Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku duhet të flasësh si lideri e jo si vetja jote. Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh“, ka shkruar në një postim në Facebook ai.

Postimi i plotë i Shkëlzen Bislimit:

Të dashur aktivistë, anëtarë e simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan,Të nderuar anëtarë të Grupit Punues,
Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se kam vendosur të jap dorëheqje të pakthyeshme nga pozita e anëtarit të Grupit Punues në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, si dhe nga të gjitha aktivitetet brenda kësaj organizate.Rrugëtimin në Lëvizjen Vetëvendosje e fillova në vitin 2016; e fillova me vullnet e shpresë që me këtë organizatë të re do të ndryshonte edhe mendësia e të bërit politikë në vendin tonë.
Besimi në barazi dhe në drejtësi më shtyu të isha aktiv, të punoja e të angazhohesha për të mirën e përgjithshme me idetë e qëllimet e mira që asokohe Lëvizja Vetëvendosje i proklamonte si vlera të saj. Me angazhimin tim si Kryetar i Pikës (Nëndegës) në fshatin Gadime arrita që në zgjedhjet lokale të vitit 2017 të isha njeriu më i votuar brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje! Atëkohë edhe e kuptova që brenda një organizate ekziston një grupacion që punonte kundër interesave të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me një “aktivist” të lidhur ngusht me “Prishtinën”. E kuptova kur ne mbanim mbledhje të kryesisë në zyrë kurse ai dhe 3 persona të tjerë mbanin mbledhje paralele në një lokal afër zyrave.Për mua nuk ka qenë normal ky lloj aktiviteti i atyre “aktivistëve”. Vitet kalonin dhe kishte zgjedhje të shpeshta, çdoherë e më shumë theksohej aktiviteti i tyre kundër strukturave legale të zgjedhura. Kishte kandidatë për deputet të cilët vetë i nxisnin për garë dhe po të njëjtit gjenin arsye për të mos i votuar e t’u bënin antifushatë. Grupi në fjalë kurrë asnjë aktivitet nuk e zhvillonte për të arritur sukses organizata, thjesht vendosnin pengesa kur e shihnin që aty po punohej.

Sa isha anëtar i Kuvendit Komunal, tentohej të minimizohej aktiviteti im brenda kuvendit duke mos publikuar fjalimet e mia në faqen zyrtare.Aktiviteti i këtij grupi përherë e ka pasur një mbështetje nga dikush i fuqishëm në Sekretariatin e Përgjithshëm në Prishtinë.
Në Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, ka filluar një luftë speciale ndaj njerëzve qe kanë dhënë kontribut kaherë, ka filluar mosrespektimi i demokracisë, i fjalës së lirë, i shprehjes së ambicieve për avancim brenda strukturave. Ky alamet “aktivisti” që krenohet me shfuqizimin e demokracisë brenda organizates gjithmonë duke iu referuar termit pezhorativ “Demoklacia Demoklacia.”Si qenie njerëzore jemi krijuar të lirë të mendojmë e të veprojmë, e sipas atyre që e kanë kapur organizatë kjo nuk vjen në shprehje. Simbas tyre, njeriu duhet të mendojë e të veprojë sikur ata, përndryshe ti quhesh sabotator i idesë proletare.
Me këto veprime Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan është vetëshkatërruar. Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku duhet të flasësh si lideri e jo si vetja jote.Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh.
Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku distancohesh e fyhesh nëpër rrjetet sociale me profile false, duke pasur frikë të tregojnë fytyrën në publik, sepse të pabesët veprojnë në këtë mënyrë.Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku padrejtësit veq rriten e nuk minimizohen.
E vulën e padrejtësive brenda Lëvizjes Vetëvendosje e dhanë sot duke ma ndaluar kandidaturën për Kryetar të Qendrës.I dashur aktivist, mendo drejt, i qetë, pa ndikime e pa emocione, bëja vetes një pyetje: A është Lëvizja Vetëvendosje ashtu siç e ke menduar ditën kur ke nënshkruar formularin e anëtarësimit?
A është Lëvizja Vetëvendosje brenda parimeve që dikur u kemi besuar?I dashur aktivist, një ditë edhe ty do të bëhet padrejtësi, e do të bësh veprimin e njëjtë që unë sot jam duke e bërë. Largimin!

Pak ditë më vonë ka dhënë dorëheqje edhe Fitim Meziu aktivist e anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan i cili pas largimit ka hedhur akuza ndaj kësaj partie për mungesë të demokraicsë dhe për pazare politike.

Largimin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook ku tha se do të vazhdoj të jetë anëtar i pavarur i Kuvendit Komunal.

“Ju njoftoj që nga sot unë nuk do te jem pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.Si Anëtar i Kuvendit Komunal në Lipjan do të jem i pavarur dhe jo në grupin e Asambleistëve te LVV. Kur qëllimi për të cilin je i angazhuar nuk është qëllim për të gjithë aty ske ardhmëri. Shëndeti dhe mirëqenia janë fusha për të cilat do të angazhohem si Asambleist i Pavarur nga votat e jauaja qytetar të nderuar”, ka shkruar ai.

Meziu la të nënkuptohet se ka dalur i zhgënjyer nga LVV ku besonte në të ndërsa sot thotë se në këtë parti ka shumë padrejtësi.

“Në zgjedhjet lokale ju bashkova ekipit të Lëvizjes Vetëvendosje duke besuar e shpresuar në një organizim të mirëfillt brenda saj. Nga ato zgjedhje unë dola si kandidati më i votuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal. Me kalimin e kohës unë pashë padrejtësi të mëdha që u bëheshin aktivistëve me shume kontribut”, tha Anëtar i Kuvendit Komunal.

Në postimin e tij ka vazhduar të shprehet ashpër ndaj VV-së duke u shprehur se aty nuk mund të gjesh demokraci dhe se sipas tij është parti që bën pazare politike.

“Pashë e ndëgjova shumë gjëra që nuk do të besoja qe ekzistonin brenda këtij subjekti në Lipjan. Nuk isha i pajtimit që brenda këtij subjekti vinin figura politike që kanë luajtur me dy karta. Sidomos aderimi i fundit, ishte një figurë që ka gëzuar të gjitha privilegjet nga qeverisja lokale, dhe vetëm atëher kur nuk gjeti vend në ekzekutivin lokal të këtij mandati në Lipjan, erdhi në LVV dhe bëri pazare politike, ku ende pa kaluar 10 ditë nga aderimi, bashkëshorti i saj avancohet në burgun e Lipjanit”, pohoi ai.

Vetëvendosje në Prizren: “Më eliminuan nga gara sepse jam kundër përmbajtjes së Kodit Civil”

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Beni Kizolli ka reaguar pasi u eliminua nga gara për këtë pozitë.Sipas Kizollit, ai u largua nga gara për faktin se kundërshtoi përmbajtjen e Kodit Civil.

“Të hënën, pranova një telefonatë, prej një zyrtari të KZP,-së, i cili më njoftoi për rrjedhat dhe më kërkoi sqarime për qëndrimin tim lidhur me Kodin Civil, përkatësisht nenin për komunitetin në fjalë”, tha ai.

Kizolli deklaroi se është kundër çështjes së birësimit tek komunitetet.

“Jam “pro” Kodit Civil. Jam “Kundër” nenit për komunitetin në fjalë, ngase nuk ka pasur sqarime për qëndrimin final të Lëvizjes për këtë çështje. Në këtë pikë, veçanërisht për çështjen e birësimit që nesër do të rregullohet me ligj, i cili do të ketë mbështetje në këtë KOD, jam KUNDËR. Po, kam status dhe kam përkrahur faqen “Familja”. Po të kishte kaluar në Parlament, nuk kam pasur ndërmend të distancohesha nga Lëvizja, por edhe trajtimin e Lëvizjes për qëndrimin tim ndaj Kodit Civil dhe distancimin nga unë, nuk po e vlerësoj si të shëndoshë“, kishte shkruar ai.

“Sot, u informova se jam eliminuar nga gara dhe këtë vendim e konsideroj arbitrar dhe shkelje të statutit, i cili kërkon dhe mundëson një frymë demokracie, ku secili anëtar ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet sipas parimit, ” një anëtar nje votë”. Me eliminimin tim, po degradohet demokracia brenda Lëvizjes, duke e shndërruar garën me një kandidat të vetëm, me parimin “një kandidat një votë”. Pastaj, me mospërshkrim të qartë, të arsyetimit për eliminimin tim, po ma dëmtojnë integritetin dhe dinjitetin”, kishte thënë Kizolli.

Po ashtu në Prizren anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Bushrani, ka njoftuar se është tërhequr nga gara për kryetare të gruas në VV në këtë komunë ditë më parë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo bëri të ditur se është tërhequr nga kjo garë për arsye personale të cilat nuk ka dashur t’i publikojë, përkundër se e kishte dorëzuar aplikimin më parë që të jetë në krye të kësaj pozite.

Njoftimi i saj:

Të dashur anëtarë e të dashura anëtare të Lëvizjes në Prizren
Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, ditë më parë ju pata njoftuar se e kam dorëzuar aplikacionin pranë KZP-së, për të qenë kandidate për Kryetare të Gruas së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra Prizren. Edhe pse KZP-ja më ka kualifikuar për të vazhduar me procedura të mëtejme, ju njoftoj se për shkaqe personale tërhiqem nga kandidatura. Ju falënderohem të gjithëve që e mbështetët kandidimin tim! Kundërkandidateve ju dëshiroj sukses me bindje se mbështetja dhe pjesëmarrja e grave dhe vajzave në vendimmarrje brenda organeve drejtuese do të mund të fuqizohet edhe më shumë.

Gazeta Blic ka siguruar një dokument ku aty thuhet se kryesues i Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm në nivel të degëve është Alim Rama, aktualisht anëtar i Komisonit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përveç Ramës në këtë komision që jep dritën e gjelbërt se kush ka plotësuar kriteret për kryetar të degës apo pozita të tjera për të cilat VV-ja ka shpallur zgjedhjet janë edhe Sami Kurteshi po ashtu anëtar i KQZ nga VV-ja.

Përveç këtyre, anëtarë të Komisoinit velrësues janë edhe Valon Hoti, Albana Gashi, Lirika Komoni dhe Bajram Ajeti.

Gazeta Blic ka kontakuar Alim Ramën si kryesues i Komisionit për të marrë një qëndrim për dorëheqjet dhe “eliminimet nga gra” të disa zyrtarëvë të VV në qendrat e kësaj partie në nivel komunash.

Rama ka thënë se ëshët duke u nisur në një punëtori në Shqipëri si pjesë e KQZ, por ka thënë se për këto dhe cëshjte të tjera për zgjedhjet në VV të kontaktohet zëdhënësi i partisë.

“Nuk mund të flas tani për tani sepse jam duke u nisur në një puëntori … ckado që keni për zgjedhjet mund të kontaktoni zëdhënësin Arlind Manxhuka’, ka thënë Rama.

Fushata e brendshme zgjedhore për nivelin e tretë kryetar të partisë, kryetare të forumit të gruas dhe për kryetar të forumit Rinor) përfundon me 23 shtator 2022.