Showtime

Elgiti zbulon gjithcka rreth dedikimeve të këngëve, a janë për Bora Zemani apo jo?

01/19/2022 21:02
nga:Donika Fetahu

Në emisionin “Pardon My French”, Elgit Doda ka folur hapur për një nga temat më të përfolura në mediat rozë.

 

Lidhja e Borës me Donaldin ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit, ku Donaldi ka qenë pjesë e klipit të tij, shkruan GazetaBlic.

 

Elgiti u shpreh se nuk dinte asgjë sa i përket kësaj pjese.

‘Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan.’ Tha ai./GazetaBlic/